75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 17 Mars 2026 / MSH1

Mediat raportojnë vdekjen e shefit iranian të sigurisë

Media shtetërore iraniane raportojnë se ka vdekur shefi iranian i sigurisë, Ali Larijani.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe një njoftim i mëparshëm nga Izraeli, raporton BBC.

Izraeli kishte thënë se kishte goditur vendstrehimin e udhëheqësit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një sulm ajror gjatë natës.

Irani gjithashtu pranoi më parë se udhëheqësi i milicisë Basij, Gholamreza Soleimani, u vra.