Schmeichel: Jam i shkatërruar, karriera ime mund të ketë mbaruar
Portieri danez, Kasper Schmeichel, ka bërë të ditur se po shkon drejt pensionimit.
39-vjeçari ka kohë që vuan nga një lëndim në shpatull dhe do t’i nënshtrohet dy operacionve, që do t’i marrin rreth një vitë kohë për rikuperim, shkruan IndeksOnline.
Kasper mbrëm bëri një deklaratë, duke thënë se ka mund të jetë ndeshja e fundit për të.
“Jam i shkatërruar, karriera ime mund të ketë mbaruar. Mund të kem luajtur ndeshjen time të fundit të futbollit. Dhe kam luajtur që kur kam lindur. Të kuptosh këtë është shkatërruese. Po e kam të vështirë ta besoj”, ka deklaruar Kasper Schmeichel për CBS-in./IndeksOnline/

