Ekstradohet nga Shqipëria një i dyshuar, prezantohej me dokumente të rreme në Vushtrri
Një person i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit të policisë, rasti daton nga viti 2017 në Vushtrri, ndërsa më 18 mars 2026 autoritetet shqiptare kanë realizuar ekstradimin e të dyshuarit, shtetas i Shqipërisë.
Ai kishte qenë në arrati dhe dyshohet se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, duke u prezantuar me dokumente të kundërligjshme.
Pas pranimit nga zyrtarët policorë që kanë trajtuar rastin, i dyshuari është dërguar në gjykatë për procedura të mëtejme./IndeksOnline/

