Gjest i bukur nga Modriq, dhuron “Topin e Artë” në muzeun e Milanit
Luka Modriq padyshim është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.
Suksesi i tij me Real Madridin dhe tashmë te Milani, e vendosin atë në histori krah legjendave të mëdha të këtij sporti.
Suksesi i tij më i madh ishte fitimi i “Topit të Artë” në vitin 2018, duke u bërë kroati i parë që fiton këtë trofe individual prestigjioz.
Ndërsa së fundmi, Modriq dhuroi atë në muzeun e Milanit. Ky gjest nga ylli i Rossonerëve është për tifozët, pasi trofeu do të vendoset në një vitrinë të zbukuruar me citate dhe imazhe që rrëfejnë karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Kujtojmë se Modriq, këtë sezon ka bërë 31 paraqitje me fanellën “Rossonere” duke shënuar 2 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/

