75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 23 Mars 2026 / L A

Community Shield s’luhet këtë vit në “Wembley”, kjo është arsyeja

Si çdo vjet luhet Superkupa e Anglisë apo e njohur si Community Shield.

Ndeshje kjo e cila vë kampionin e Premierligës dhe atë të FA Cup përballë njëra tjetrës në “Wembley”, pak para fillimit të sezonit.

Ky vit nuk do ta pres këtë ndeshje në stadiumin ikonik, për shkak se në të datën e planifikuar do të mbahet koncerti i këngëtarit kanadez, The Weeknd si pjesë e turneut të tij.

Ndeshja është zhvendosur në “Principality Stadium” të Cardiff, ku dhe ishte luajtur 20 vite më parë kur “Wembley” ishte duke u renovuar atë kohë./IndeksOnline/