75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / Gj Sh

Shiten të gjitha biletat për tifozët kuqezi për ndeshjen Poloni – Shqipëri

Federata e Futbollit e Shqipërisë, ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për tifozat kuqezi, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026.

FSHF-ja ditë më parë ka hapur një aplikim për tifozët shqiptarë, për tu pajisur me biletë, ku përzgjedhja është bërë përmes një shorti elektronik, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e caktuar për tifozët kuqezi në stadiumin “PGE Narodowy”, në Warshavë do të jetë e mbushur, për të përkrahur kombëtaren e Shqipërisë, në këtë përballje vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë, zhvillohet të enjeten, më 26 mars, nga ora 20:45, derisa kuqezinjtë në rast fitore, në finale të “play-offit”, do të luajnë me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi./IndeksOnline/