Vendim i ri për Lojërat Olimpike: Ndryshime në garat e femrave
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në rregullat e pjesëmarrjes për Lojërat Olimpike të vitit 2028, duke synuar rishikimin e kritereve për garat në kategorinë e femrave.
Sipas raportimeve, këto ndryshime lidhen me përpjekjet për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe kushte të barabarta për të gjitha sportistet. Vendimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si përcaktohet pjesëmarrja në këtë kategori, shkruan IndeksOnline.
Çështja e përfshirjes së sportistëve transgjinorë dhe atyre me dallime në zhvillimin seksual (DSD) ka qenë prej kohësh në qendër të debateve në sportin ndërkombëtar. Organizata të ndryshme kanë shprehur qëndrime të kundërta, duke e bërë këtë një nga temat më të diskutueshme në prag të Olimpiadës së ardhshme.
Ndërkohë, pritet që vendimi të shkaktojë reagime të forta nga komunitetet sportive dhe organizatat për të drejtat e njeriut, ndërsa diskutimet mbi balancën mes përfshirjes dhe drejtësisë në sport vazhdojnë./IndeksOnline/

