Ska pushim në futbollin kosovar, sot luhen ndeshjet nga Liga e Parë
Pavarësish pushimeve ndërkombëtare, në Kosovë nuk ndalen ndeshjet futbollistike.
Sot zhvillohen ndeshjet nga Liga e Parë e Kosovës, të vlefshme për javën e 26-të, shkrua IndeksOnline.
Në Prishtinë, skuadra e 2 Korrikut do të jetë nikoqire e Tefik Çangës.
Përballja tjetër është mes Istogut dhe Lirisë.
Po ashtu zhvillohen edhe ndeshjet: Trepça ‘89 – Besa Pejë; Ramiz Sadiku – Suhareka; dhe Trepça – Dinamo Ferizaj.
Të gjitha këto ndeshje, zhvillohen nga ora 15:00, një ndryshim orari tashmë nga FFK-ja./IndeksOnline/

