75 Mall Live Search
16:10 / E Diele, 29 Mars 2026 / F.R

Haradinaj mbështet protestën: Kundër deformimit të historisë së UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në një protestë që do të mbahet nesër, më 30 mars, para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke theksuar se ajo ka për qëllim kundërshtimin e çdo përpjekjeje për “shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare”.

“Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/