75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 31 Mars 2026 / H F

Asambleistët e Prishtinës vendosin shallat e Kosovës, gjatë seancës së Kuvendit

Gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, asambleistët kanë dhënë një mesazh simbolik mbështetjeje për Kombëtaren e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ata janë shfaqur me shalla të Kosovës, duke treguar solidaritet dhe përkrahje për ekipin kombëtar, i cili sonte zhvillon një ndeshje të rëndësishme përballë Turqisë.

Kjo përballje është e vlefshme për finalen e play-offit, një ndeshje vendimtare për rrugëtimin e mëtejshëm të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Gjesti i asambleistëve është parë si një akt simbolik që pasqyron përkrahjen institucionale dhe qytetare për ekipin kombëtar në një moment të rëndësishëm sportiv.