75 Mall Live Search
17:51 / E Martë, 31 Mars 2026 / L A

De Zerbi zyrtarizohet te Tottenhami

Trajneri italian, Roberto De Zerbi është rikthyer në Premierligë.

Ai do t’i bashkohet Tottenhamit, si zëvëndësues i të shkarkuarit, Igor Tudor ku do të tentojë të shpëtojë skuadrën nga rënia.

Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Tottenhamin.

Për De Zerbin, Tottenhami është klubi i tij i dytë në Premierligë pasi që kishte menaxhuar më parë Brightonin./IndeksOnline/