75 Mall Live Search
12:07 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / KV

Dhunë në familje në Drenas, arrestohet një person

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Drenas, rreth orës 12:30.

Sipas Policisë, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike një viktime femër kosovare.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë./IndeksOnline/