75 Mall Live Search
23:48 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / G T

Humbja ndaj Turqisë, Lindon Emërllahu reagon: Dashuria për fanellën është më e madhe se çdo rezultat!

Pas humbjes dramatike ndaj Turqisë në finalen e playoffit të zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit, mesfushori i njohur Lindon Emërllahu ka reaguar përmes një deklarate të ngrohtë dhe emocionale.

“Ne besuam deri në fund, brohoritem, u emocionuam dhe jetuam çdo moment bashkë. Humbja dhemb, por dashuria për këtë fanellë është më e madhe se çdo rezultat,” ka thënë Emërllahu

Kosova u mposht minimalisht 0:1 ndaj Turqisë duke shuar ëndrrën e Kupës së Botës./Indeksonline/