Nesër, Osmani ia dorëzon detyrën e presidentes Albulena Haxhiut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’ia dorëzojë nesër detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit të Presidencës së Republikës së Kosovës, ceremonia e dorëzim-pranimit do të zhvillohet në orën 16:00, në ambientet e Kabinetit të Presidentes, shkruan IndeksOnline.
Ky akt ceremonial shënon transferimin formal të përgjegjësive institucionale tek kryetarja e Kuvendit, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe ligjore në fuqi.
Tani e tutje, Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentit./IndeksOnline/

