Nita Hajdini shfaqet sensuale para pjesëmarrjes në Miss Kosova
Modelja Nita Hajdini, e cila pritet të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të Miss Kosova që do të mbahet gjatë muajit prill, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me publikimin e dy fotografive të reja.
Në imazhet e shpërndara, ajo shfaqet me një stil provokues dhe sensuale, duke vënë në pah linjat, shkruan Indeksonline.

Fotot janë pritur me komente pozitive nga fansat, të cilët e vlerësojnë bukurinë e saj.
Pjesëmarrja në “Miss Kosova” po pritet me interes, ndërsa shumë ndjekës besojnë se ajo mund të jetë një nga konkurrentet më të forta në këtë garë.

“Elegancë është kur ke shumë për të thënë, por zgjedh të heshtësh 🍒”, ka shkruar ajo./Indeksonline/

