Ish-ylli i Manchester United kthehet nga pensionimi, i bashkohet klubit amator anglez
Një ish-lojtar i Manchester United ka vendosur t’i rikthehet futbollit.
Bëhet fjalë për Antonio Valencia, i cili rikthehet në futbollin anglez duke nënshkruar për klubin amator, Wythenshawe.

Në klub nuk do ketë fytyra të panjohura, pasi që do të luajë krah ish-yjeve të Premierligës si Emile Heskey, Marc Albrighton, Maynor Figueroa, Papiss Cissé, Danny Drinkwater, Oumar Niasse, George Boyd, Nedum Onuoha, Erik Pieters, Cameron Jerome, Paul McShane dhe Jefferson Montero.
Valencia, kthehet kështu në futboll pas pensionimit të tij në vitin 2021 ku kishte luajtur për klubin meksikan, Queretaro klub ky në të cilin ka luajtur më parë edhe legjenda braziliane, Ronaldinho./IndeksOnline/

