Pesë kandidatë kalojnë testin për zyrtarë të lartë për lejeqëndrim, MPB-ja publikon emrat
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar me sukses testin me shkrim për pozitën “zyrtarë të lartë për lejeqëndrim” në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.
Sipas njoftimit të bërë nga Njësia për menaxhimin e burimeve njerëzore, lista e kandidatëve që kanë kaluar këtë fazë të procesit për pozitën e lartepermendur:
- Donjeta Cakolli
- Brelentina Qoçaj
- Ylfete Uka
- Endrita Rrustemi
- Leonora Gashi
Ky njoftim është bërë në përputhje me Rregulloren (QRK) nr. 15/2023 për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Nga ministria bëhet e ditur se kandidatët që janë të pakënaqur me këtë fazë të procesit kanë të drejtë ankese pas publikimit të rezultateve përfundimtare. Ankesa mund të paraqitet në Këshillin e pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil të Kosovës brenda afatit prej 30-ditësh.
Procesi i rekrutimit pritet të vazhdojë me faza të tjera sipas procedurave ligjore në fuqi./Indeksonline/

