Kompany: Mund të kishim shënuar më shumë gola ndaj Realit
Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka folur pas fitores së mbrëmshme ndaj Realit.
Skuadra bavareze arriti të fitoj ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Por Kompany thai se skuadra e tij ka pasur disa raste dhe se mund të kishin shënuar më shumë gola.
“Të gjithë në dhomën e zhveshjes janë ende shumë të qetë, duhet të fitojmë përsëri për të avancuar. Por dua që djemtë tanë ta dinë se fituan në Bernabéu.
Kjo ia vlen diçka dhe duhet ta marrim me vete. Tregon se mund të arrijmë shumë. Duhet ta mbajmë këtë besim në ndeshjen tjetër. Gjithmonë kishe ndjesinë se loja ishte në kufi dhe mund të luhateshe në të dyja drejtimet.
Ne menduam se kishim më shumë dhe më shumë shanse. Por këta lojtarë të Real Madridit janë të pabesueshëm – shpejtësia e tyre dhe aftësia e tyre një-me-një. Na duheshin disa periudha të forta mbrojtëse dhe Neuer gjithashtu bëri disa pritje të pabesueshme.
Por kur shoh rastet që patëm, kjo duhet të na japë besimin se mund të shënojmë edhe më shumë gola. Duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë në shtëpi. Duam të bëjmë diferencën me tifozët tanë në Allianz Arena. Shpresoj që nëse i kemi përsëri ato shanse, do të shënojmë golat. Dy gola janë të mirë, megjithatë; do ta shfrytëzojmë atë.”, ka deklaruar Kompany.
Ndeshja e kthimit mes Bayern Munich dhe Real Madridit zhvillohet me 15 prill, në ”Allianz Arena”./IndeksOnline/

