Shuhet zjarri në Duhël, pritet rihapja e qarkullimit në autostradë (Pamje)
Është shuar zjarri që përfshiu një kamion në autostradën Prishtinë–Prizren, në fshatin Duhël të Suharekës.
Nga vendi i ngjarjes, tashmë kanë mbetur vetëm hekurat e kamionit të djegur plotësisht, ndërsa në zonë ende po qëndron edhe Policia e Kosovës.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, zjarrfikësit janë duke e pastruar vendin, ndërsa pritet që brenda pak minutash të rihapet qarkullimi për automjete.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë duke vazhduar./IndeksOnline/


