Kupa e Kosovës: Dukagjini e Ferizaji shkojnë në pushim me epërsi ndaj Ballkanit dhe Llapit
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në Suharekë, skuadra e dukagjinit ka shkuar në pushim me epërsi 2-0 ndaj Ballkanit, shkruan IndeksOnline.
Hekuran Berisha shënoi një supergol në minutën e 8-të, ndërsa Mërgim Pefqeli dyfishoi rezultatin në minutën e 37-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaji është në epërsi 1-0 si mysafire e Llapit.
Muhamet Hyseni shënoi autogol në minutën e 14-të./IndeksOnline/

