Rashford reagon për penalltinë e mosakorduar: Rastet e tilla janë gjithmonë 11-metërshe…!
Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, ka reaguar lidhur me një nga momentet më të diskutueshme në ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions League, e cila përfundoi me fitoren 0:2 të mysafirëve.
Bëhet fjalë për një incident ku mbrojtësi i Atletico Madridit, Marc Pubill, preku topin me dorë pas një pasimi nga portieri, në një situatë që shkaktoi shumë polemika. Megjithatë loja ende nuk kishte nisur zyrtarisht në atë moment, shkruan Indeksonline.
Pavarësisht kësaj, Rashford e sheh ndryshe situatën, duke e konsideruar si një penallti të pastër.
“Është e qartë, është penallti… gjithmonë jepet si penallti”, u shpreh ai.
/Indeksonline/
🚨🗣️ Marcus Rashford reacts to the Marc Pubill handball incident:
— Topskills Sports UK (@topskillsportuk) April 9, 2026
“It’s clear, it’s a penalty… it’s always given as a penalty.”
— @CBSSportsGolazo pic.twitter.com/uY9YRB6ka6

