75 Mall Live Search
23:19 / E Enjte, 09 Prill 2026 / Gj Sh

Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para të çerekfinaleve të Europa League

Kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale të Europa League.

Sonte, Aston Villa shënoi fitore në udhëtim ndaj Bolognas, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Fitore bindëse shënoi skuadra e Freiburg, duke e mposhtur 3-0 Celta Vigon.

Ndërkohë ndeshja mes Portos dhe Nottingham Forest, përfundoi me barazim 1-1.

Po ashtu dje u luajt edhe ndeshja Braga – Betis, e cila u mbyll me rezultat 1-1.

Ndeshjet e kthimit çerekfinale të Europa League zhvillohen me 16 prill./IndeksOnline/