Me pistoletë dhe kokainë, arrestohet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi mbante pa leje një armë zjarri tip pistoletë dhe kokainë.
Sipas policisë 42-vjeçari u kap në ambientet e hotelit ku qëndronte, në Mamurras.
Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si edhe sasia e kokainës dhe 2 celularë./Indeksonline/


