75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 10 Prill 2026 / S Z

Grabitje me thikë në Fushë- Kosovë, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë kryer një grabitje nën kërcënimin e thikës në Fushë-Kosovë.

Rasti ka ndodhur, më 9 prill rreth orës 17:40, ku dy të dyshuar u kanë grabitur një shumë parash dy viktimave, po ashtu meshkuj.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.