75 Mall Live Search
09:11 / E Martë, 14 Prill 2026 / Z S

Tahiri: Frikësohem se Byroja për konfiskimin e pasurisë do jetë partiake

Komisioni për legjislacion ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, transmeton IndeksOnline.

E deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri si anëtar i këtij komisini është shprehur se po frikësohet se byroja për konfiskimin e pasurisë do jetë partiake.

‘’Institucioni duhet të jetë i drejtësisë e jo i partisë, sot është kjo parti e nesër mund të jetë një parti tjetër e na nuk duhet me maru institucione që janë në funksion të një subjekti politik’’, ka thënë Tahiri.