75 Mall Live Search
08:57 / E Enjte, 16 Prill 2026 / b l

Rama sot drejt Italisë, takohet me Melonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Italinë.

Kreu i Qeverisë shqiptare mësohet se do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni.

Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

“Ditën e enjte, më 16 prill, kryeministrja Meloni do të zhvillopjë një takim me kreun e qeverisë së Shqipërisë Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Romës.

Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane. Dy liderët vazhdojnë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në interes të të dyja vendeve.