Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale, e mposht lehtë edhe polaken
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Krasniqi mposhti kundërshtaren e saj nga Polonia, Aleksandra Kaleta, shkruan Indeksonline
Në kategorinë -52 kilogramë, Distria tani është kualifikuar në gjysmëfinale dhe është shumë pranë medaljes.
Kujtojmë se para kësaj “lufte”, Krasniqi mposhti xhudisten nga Çekia, Tereza Bodnorova./Indeksonline/

