75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 17 Prill 2026 / Gj Sh

Manchester United ia mbyll dyert rikthimit të Andre Onana

Manchester United nuk planifikon rikthimin e Andre Onana për sezonin e ardhshëm, pavarësisht dëshirës së portierit për të luftuar për një vend në skuadër.

Gardiani kamerunas, i cili këtë edicion u transferua në formë huazimi te Trabzonspor, synon të rikthehet në fazën përgatitore verore për të bindur stafin teknik, megjithatë, drejtuesit e klubit anglez mbeten të vendosur për të gjetur një zgjidhje tjetër për të gjatë merkatos së verës, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër, Senne Lammens ka bindur drejtuesit pasi është vendosur si portieri titullar, ndërsa klubi është i kënaqur me procesin e rekrutimit që solli afrimin e tij, dhe United synon gjithashtu afrimin e një portieri të ri rezervë.

Paga e lartë e Onanës dhe planet për ristrukturimin e skuadrës e bëjnë rikthimin e tij në “Old Trafford” shumë pak të mundshëm./IndeksOnline/