Vazhdon java e 29-të e Superligës së Kosovës, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot
Vazhdon edhe sot java e 29-të në Superligën e Kosovës.
3 ndeshje zhvillohen, të cilat premtojnë që të jenë spektakolare.
Vëmendja do të jetë në “Liman Gegaj”, ku Malisheva do të jetë nikoqir i Ballkanit që po luftojnë.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit, si dhe dueli Drenica-Drita, me kampionët në fuqi që dëshirojnë të forcojnë kreun.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në orën 15:00./IndeksOnline/

