75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 20 Prill 2026 / G T

“Camavinga është i mërzitur”, Arbeloa tregon gjendjen e mesfushorit pas kartonit të kuq ndaj Bayernit

Reagim i ashpër nga trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, pas eliminimit në çerekfinale të UEFA Champions League.

Arbeloa gjatë konferencës për media para ndeshjes ndaj Alavesit në La Liga u ndal te momenti kyç i takimit ndaj Bayern Munichut, ku Eduardo Camavinga u ndëshkua me karton të kuq, një vendim që ndikoi drejtpërdrejt në eliminimin e Real Madridit.

“Eduardo Camavinga është i lënduar nga ajo që ndodhi ndaj Bayernit, ashtu si të gjithë ne”, u shpreh Arbeloa

“Mendoj se ajo që ndodhi ishte një gabim i dukshëm i gjyqtarit. Është e qartë se arbitri nuk e dinte që lojtari kishte karton të verdhë dhe të mos e dish këtë është një gabim serioz sipas mendimit tim”, vazhdoi ndërkaq trajneri

Sipas Arbeloas, një gabim i tillë në këtë nivel është i papranueshëm dhe ka pasoja të mëdha për skuadrën../Indeksonline/