75 Mall Live Search
17:49 / E Hënë, 20 Prill 2026 / L A

Bonucci: Do ta zgjidhja Guardiolën si trajner të Italisë

Ndërsa presim të zbulojmë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i FIGC-së, ekipi kombëtar i Italisë është gjithashtu në kërkim të një trajneri.

Ish-ylli i Juventusit, Leonardo Bonucci shprehi mendimin e tij për trajnerin e ri të “Azzurëve”, ku tha se do ta zgjidhte Pep Guardiolën si pasues të Gattusos.

Guardiola, po flitet për një largim nga City dhe kombëtarja Italiane do të ishte një mundësi e mirë për spanjollin që ta provojë vetën në nivel të kombëtareve.

Lidhur me trajnerin e mundshëm të ekipit kombëtar italian, bazuar në emrat që janë përmendur, nëse ka një dëshirë të vërtetë për të filluar nga e para, do të filloja me mundësinë e Guardiolës, pasi kjo do të thoshte një rishikim i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur në të kaluarën. Mendoj se është shumë e vështirë, por të ëndërrosh tani nuk kushton asgjë”, tha Bonucci./IndeksOnline/