Barcelona i ofron vazhdimin e kontratës Lewandowskit
Robert Lewandowski po lidhet me një largim nga Barcelona.
Kjo pasi që polakut, i skadon kontrata këtë verë duke lënë shumë pikëpyetje rreth të ardhmes së tij.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2027, ku po shqyrtohet edhe mundësia e uljes së pagave, por ende nuk janë zhvilluar negociata konkrete mbi shifrat – ato pritet të ndodhin së shpejti.
Chicago Fire ka paraqitur një ofertë interesante, klube nga Arabia Saudite dhe dy klube të mëdha evropiane janë gjithashtu në garë.
“Lewa”, deri më tani ka bërë 40 paraqitje me Barçën këtë sezon, ku shënoi plot 17 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/

