75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 20 Prill 2026 / L A

Pas Silvës edhe John Stones do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit

Manchester City po përgatitet t’i thotë lamtumirë një tjetër legjende të klubit.

Pas Bernardo Silvës, edhe John Stones ka vendosur që t’i jap fund ecurisë së tij 10 vjeçare me “Cityzens”, pasi ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën me skuadrën angleze.

Stones, ju kishte bashkuar Cityt në vitin 2016 nga Evertoni ku arriti të bënte 292 paraqitje.

Ai ka pasur suksese të mëdha ku fitoi trofe të shumtë, përfshirë 6 tituj të Premierligës, 5 EFL Cup, 2 FA Cup, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve dhe 2 Community Shield./IndeksOnline/