75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 21 Prill 2026 / Z S

“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave”, përplasen Musliu dhe Haxhiu

Seanca e jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimin e rrymës, ka ngjallur debate e përplasje të ashpra mes të zgjedhurve të popullit.

Një përplasje ka ndodhur midis kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut

“E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulena Haxhiu”, tha deputetja e PDK-së.

“Faleminderit Gane, jam e nderume”, ia ktheu kryekuvendarja.

“Veç një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe u thotë deputetëve që po tregojnë përralla dhe ju nuk reagoni…”, tha Musliu.

“Nuk mund ta quani të frustruar askënd, kujdes fjalorin se të merret fjala, Gane. Nëse do me fol merre kohën tënde, por ke kujdes si sillesh ndaj ministrave dhe deputetëve”, tha kryekuvendarja./Indeksonline/