75 Mall Live Search
13:37 / E Martë, 21 Prill 2026 / G T

Hansi Flick nuk e ka mendjen te kontrata, ja çfarë thotë për vazhdimin e mundshëm të saj…!

Hansi Flick, trajneri i Barcelonës ka folur për mundësinë e vazhdimit të kontratës së re.

Trajneri gjerman është në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re me klubin katalunas, shkruan Indeksonline

Në një intervistë, Flick – tha se dëshiron të vazhdojë me Barcelonën, por që nuk është momenti i duhur tani.

“Do të doja të nënshkruaja kontratën. Por, nuk është koha për të folur për këtë. Kemi disa gjëra tjera që duhet bërë”, u shpreh Flick

Kujtojmë se Barcelona ka mbetur në garë për titullin e La Ligas, pasi humbi Ligën e Kampionëve dhe Copa Del Rey./Indeksonline/