75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 22 Prill 2026 / G T

Zyrtare: Chelsea largon Roseniorin, ky do jetë trajneri deri në fund të sezonit

Klubi anglez Chelsea ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Liam Rosenior, një vendim që vjen menjëherë pas humbjes së mbrëmshme ndaj Brighton & Hove Albion.

Në deklaratën zyrtare, thuhet: “Chelsea sot ka ndarë rrugët me trajnerin Liam Rosenior.”, shkruan Indeksonline

Drejtuesit e klubit falënderuan Rosenior dhe stafin e tij për kontributin, duke theksuar profesionalizmin dhe integritetin e tij që nga momenti i emërimit në mes të sezonit. Megjithatë, u nënvizua se rezultatet dhe paraqitjet e fundit kanë qenë nën standardet e kërkuara.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por performancat e fundit kanë rënë nën nivelin e nevojshëm, ndërkohë që sezoni ka ende shumë objektiva për t’u arritur,” thuhet në reagimin e klubit.

Chelsea interim boss Calum McFarlane on a 'whirlwind' 24 hours since  replacing Enzo Maresca - BBC Sport

Chelsea gjithashtu bëri të ditur se Calum McFarlane do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit, i mbështetur nga stafi aktual. Objektivi mbetet sigurimi i një vendi në garat evropiane dhe avancimi në FA Cup./Indeksonline/