Një muaj paraburgim për një të dyshuar për skema piramidale dhe bixhoz në Vushtrri
Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj një të dyshuari për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm në Vushtrri.
“I pandehuri B.M. dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, nga neni 294, par.2, e lidhur me nenin 77 par.1, nënpar.1.1, 1.2, 1.4, dhe 1.5 të kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Masa e paraburgimit është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji dhe të pandehurit do t’i llogaritet nga data 21.04.2026 e do të zgjasë deri më 21.05.2026./IndeksOnline/

