Grabitje në Prishtinë/ Viktima sulmohet dhe i merren para të gatshme
Një rast grabitjeje është raportuar pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00, në afërsi të rrethrrotullimit të qendrës tregtare “Prishtina Mall”.
Sipas policisë, ankuesi, mashkull kosovar dhe punëtor në një kompani, ka deklaruar se derisa ishte duke drejtuar automjetin e firmës, është goditur nga prapa nga një veturë tjetër.
Pas përplasjes, nga automjeti tjetër kanë dalë dy persona të dyshuar, të cilët kanë përdorur sprej ndaj viktimës.
Nën këto rrethana, ata kanë arritur t’ia marrin një çantë në të cilën ndodheshin para të gatshme në vlerë të konsiderueshme.
Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/

