75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoti: Raporti i Bulliqit nuk ka fuqi ligjore në Kuvend, kemi hartuar një draft të ri

Deputeti i LDK-së, Avduallah Hoti ka thënë deputetet Kuvendit duhet të reflektojnë dhe ti hapin rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Deputeti Hoti ka thënë se kanë hartuar një draft të ri me Nismen e PDK-në, derisa presin që edhe AAK të pajtohet.

Hoti ka folur edhe për raportin e gjeografit Shpejtim Bulliqit, nëse do të jetë pjesë e marrëveshjes së demarkacionit që pritet të votohet sot, raporton Indeksonline.

Sipas Hotit, raporti i Bulliqit nuk ka fuqi ligjore në Kuvend.

“Ne kemi arrite marrëveshje me PDK-në e Nismen, ndërsa presim marrëveshje me AAK-në për draftligjin e demarkacionit që do të votohet në Kuvend. Presim që AAK të pajtohet me atë draft dhe ftojë deputetët të reflektojnë në këtë seancë dhe të punojnë në sigurimin votave, në mënyrë që kjo marrëveshje të kaloj dhe qytetarët te lëvizin lirshëm. Raporti i Bulliqit nuk mund të marr fuqi ligjore në Kuvend. Është në kontraditë më marrëveshjen e nënshkruar ” është shprehur Hoti para seancës./Indeksonline/.