75 Mall Live Search
20:43 / E Enjte, 23 Prill 2026 / H F

E dhimbshme, 29 vjeçari vdes në vendin e punës në Gjakovë

Pasditën e së enjtës ka ndodhur një tragjedi në Gjakovë. Një punëtor 29 vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartëri me kran.

Lidhur me rastin detaje për IndeksOnline kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Vlera Krasniqi- zyrtare për Informim nga policia e Kosovës, për rajonin e Gjakovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.