Ilir Daja me Dinamon arrin në finalen e Kupës së Shqipërisë, e eliminon Vllazninë
Dinamo e Tiranës është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale fitoi si mysafire e Vllaznisë së Shkodrës, me rezultat 1-0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 2-1, shkruan IndeksOnline.
Dejvi Bregu ishte golashenues i vetëm i kësaj ndeshje, me golin e shënuar në minutën e 76-të.
Në finale Dinamo përballet em skuadrën e Egnatias, e cila eliminoi skuadrën e Elbasanit./IndeksOnlne/

