75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi dekoron ish presidenten Jahjaga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-presidenten Atifete Jahjaga  me Medaljen Presidenciale Jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Kreu i shtetit tha se është kënaqësi që ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-presidenten Jahjaga, ngase kontributi i saj udhëheqës që ka pasur për proceset në vend ka qenë i pakontestueshëm.

Ndërsa, ish-presidentja Jahjaga, tha se e çmon vendimin e Thaçit.