75 Mall Live Search
17:29 / E Diele, 26 Prill 2026 / G T

Javën e ardhshme ndeshje “jetike” për zonën Champions, treshja kosovare e Hoffenheim luajnë ndaj Sttugartit

Skuadra e Stuttgartit ka barazuar 1:1 ndaj Werder Bremenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga.

Ky barazim i shkon përshtati Hoffenheimit, të cilët janë duke “luftuar” për pozitën e katërt që dërgon në garat e Ligës së Kampionëve, shkruan Indeksonline

Madje, ndeshja e ardhshme luhet pikërisht mes dy skuadrave që janë në garë për vendin e katërt.

Hoffenheimi i tre lojtarëve nga Kosova (Asllani, Hajdari dhe Avdullahu) e pret në shtëpi Stuttgartin. Kush fiton e merr pozitën e katërt.

Kujtojmë që për shkak të golaverazhit më të mirë, Stuttgarti momentalisht është në pozitën e 4-të me 57 pikë, aq ka edhe Hoffenehimi (57)./Indeksonline/