Luajti rol kyç, Arbër Hoxha shpallet kampion i Kroacisë me Dinamon e Zagrebit
Skuadra e Dinamo Zagrebit është shpallur kampion i Kroacisë për sezonin 2025/26.
Dinamo sot shënoi fitore 2:1 ndaj Varazdin, duke u shpallur kampion matematikisht ende pa u mbyllur sezoni, shkruan Indeksonline
Në këtë suskes rol luajti edhe lojtari shqiptar, Arbër Hoxha.
Ylli shqiptar deri tani në ligë ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asiste.
/Indeksonline/

