Përplasja mes Locatellit dhe Modricit, mesfushori italian: Luka më tha se e kam kokën e fortë…!
Skuadra e Juventusit dhe e Milanit barazuan mbrëmë pa gola në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Manuel Locatelli mbrëmë pati një përplasje të rëndë kokë më kokë me mesfushorin kroat, Luka Modric, shkruan Indeksonline
Modric u detyrua të largohet nga fusha, kurse Locatelli qëndroi deri në fund.
Pas ndeshjes, lojtari italian tregoi se çfarë bisedoi me Modricin.
“Luka Modric më tha: ‘Kokën e ke të fortë.’ Unë i thashë: ‘Edhe ti gjithashtu.’
“U përplasëm fort, kjo është e qartë. Më vjen keq që i ndodh një lojtari të tillë, por që një kampion si ai ta lërë ndeshjen në këtë mënyrë është për të ardhur keq për të gjithë. Më vjen shumë keq për këtë dhe i kam kërkuar falje. Shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt dhe në fund të jetë vetëm një mavijosje. Gjithë respektin për të”, u shpreh Locatelli
/Indeksonline/

