Të dy do mungojnë në Kupën e Botës, Rodrygo i dërgon mesazh Militaos
Eder Militao do të mungojë në Kupën e Botës 2026, për shkak të lëndimit të fundit.
Mbrojtësi brazilian do t’i nënshtrohet një operacioni në Finlandë, shkruan Indeksonline
Ky operacion do e lë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Rodrygo, bashkëlojtari i tij ka një mesazh për yllin e Real Madridit.
“E di se si po ndihet tani. Por ne do e kalojmë këtë së bashku vëllai im”, është mesazhi i Rodrygos
Kujtojmë që edhe Rodrygo do të mungojë në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/

