75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 28 Prill 2026 / Gj Sh

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës

Gjatë kësaj mesjave zhvillohen ndeshjet e javës së 31-të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Të mërkuren zhvillohen tre ndeshje, derisa dy të tjera ditën e enjte.

Derbi i kësaj jave zhvillohet të mërkuren, mes Dritës dhe Prishtinës.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Alban Shala.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Drenicës dhe Ballkanit.

Kjo përballje do të gjykohet nga Bardh Ajeti.

Të mërkuren luhet edhe ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës së Re.

Erdall Zasella do ta ndaj drejtësinë në këtë sfidë.

Të ejten Malisheva do të jetë nikoqire e Gjilanit, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes mes Ferizajit dhe Dukagjinit./IndeksOnline/