75 Mall Live Search
22:15 / E Martë, 28 Prill 2026 / Gj Sh

Ndeshja PSG – Bayern hyn në rekordet e Champions League

Një spektakel i madh po zhvillohet në stadiumin ”Parc des Princes”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Plot pesë gola u shënuan në pjesën e parë, ku skuadra parisiene, ka shkuar në pushim me epërsi 3-2.

Kjo ndeshje ka hyrë në rekordet e Champions League, si ndeshja e parë gjysmëfinale që shënohen pesë gola qysh në pjesën e parë./IndeksOnline/