Ndalohet një person në Prizren, iu gjet një armë me 29 fishekë
Gjatë kontrollit policor të mërkurën në fshatin Milaj të Prizrenit, është ndaluar dhe shoqëruar në stacion një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.
Sipas njoftimit të policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri së bashku me 29 fishekë.
I dyshuari është dërguar në stacionin policor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Milaj, Prizren 29.04.2026-13:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

