75 Mall Live Search
17:09 / E Enjte, 30 Prill 2026 / Gj Sh

Dukagjini fiton ndaj Ferizajit dhe largohet nga zona e rrezikshme

Dukagjini ka fituar përballjen ndaj Ferizjait në javën e 31-të dhe është larguar nga zona e rrezikshme.

Skuadra nga Klina fitoi si mysafire me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Hekuran Berisha shënoi golin e epërsisë, në minutën e 38-të.

Në minutën e 48-të, Dienit Isufi dyfishoi rezultatin.

Ferizaji arriti të shënoj golin e nderit në minutën e 90-të, me anë të Betim Haximusës.

Dukagjini tashmë ka 41 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, derisa Ferizaj është në vendin e nëntë, më 33 pikë./IndeksOnline/